Zyra jonë “ Miqte e Biznesit “ SHPK ofron shërbimin e konsulencës financiare që në hapat e parë të formimit të një biznesi. Ne ju ndihmojmë për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve apo vështirësive që mund të hasni ju gjatë punës. Jemi munduar që të ofrojmë të gjitha shërbimet që sot i duhen nje biznesi për të qene në rregull me cdo institucion shtetëror, duke bëre kështu që edhe për ju të jetë më e lehtë, mjafton të na besoni dhe të na e lini ne në dorë.
Synimet janë personale, zgjidhjet gjithashtu. Çdo firmë ka strategjitë e veta inovative, mënyrat e veta për të hyrë në treg. Ajo çka na diferencon ne është se jemi mjaftueshmërisht fleksibël për t’i përballuar të gjitha.