Sherbime Mjekesore
per Biznesin tuaj

Për afro dy vjet, kemi sjellë në treg edhe shërbimin mjekësor në ndërmarrje. Doktoreshat tona bashkë me infermieren shkojnë në çdo subjekt, duke kryer kontrollet mjekësore periodike të nevojshme për rritjen e sigurisë në punë.

Ja disa nga ligjet qe duhet të përmbushin kompanitë sipas legjislacionit shqiptar:

Në bazë të ligjit nr 10237 neni 23 pika 1 “Cdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat , vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës.

Inspektoriati i Punes “ Mbledhja 25.11.2016”Për grupet A dhe B të subjekteve të cilat jane klasifikuar si aktivitete që paraqesin risk të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë, për çdo 700 punëmarrës duhet të sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje me kohë të plotë, ndërsa po për këtë grup subjektesh, kur kanë një numër më të vogël punëmarrësish, mjeku i ndërmarrjes mund të punojë me kohë jo të plotë, ndërsa për grupet C dhe D të subjekteve të cilat nuk janë klasifikuar si aktivitete me risk për sigurinë dhe shëndetin në punë , për cdo 1500 punëmarrës, sigurojne shërbimin mjekësor në ndërmarrje me kohë të pjesshme ose ndërsubjektor. Gjithashtu ka ndryshuar dhe periudha kohore e ekzaminimeve mjekësore , e cila do te kryhet minimalisht një ose dy herë në vit, në varësi të llojit të aktivitetit, dhe numrit të punëmarrësve në një subjekt. Mjeku i ndërmarrjes jo vetëm është një detyrim ligjor për çdo subjekt, por është një element i domosdoshëm pasi përveç kontrollit shëndetësor të punëmarrësve, mjeku bën përshtatshmërinë e vendeve të punës me punëmarrësit që e kryejnë atë, merr pjesë në kryerjen e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut, si dhe mund të jetë anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në punë.

Ligji 10237 neni 23 Pika 1Përpilon Kartelat Mjekësore të gjithë stafit të kompanisë ku janë të gjitha informacionet dhe vizitat e punonjësit. Përpilon rregjistrin e vizitave mjekësore të kompanisë.

Ligji numer 639. date 7.9.2016Përpilon Raportin Shëndetësor në punë për çdo punonjës të kompanisë ku përcaktohet përputhshmëria e pozicionit të punës dhe kushtet me punonjësin. Kontrolli i Raporteve mjekoligjore të stafit të kompanisë. Kontrollin paraprak të punonjësve në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës , për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale; emergjencës ( mbrojtjen nga zjarri dhe ndihmën e parë) dhe t’i formojnë ata. Kërkon ekzaminime të rregullta dhe periodike mjekësore për punëmarrësit, të përshtatshme sipas ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në vendin e punës. Harton raportin vjetor për organizimin e shërbimit mjekësor.

Kontakto